Avonet: Matura nën hijen e dyshimeve, MAShTI bllokon monitorimin NULL NULL 21.06.2025 14:09 21.06.2025 14:09 matura Rrjeti i OJQ-ve, Avonet ka shprehur shqetësim lidhur me moslejimin e monitoruesve dhe hulumtuesve të këtij rrjeti për të vëzhguar procesin e Provimit të Maturës Shtetërore nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Avonet thotë se kanë kërkuar zyrtarisht për të siguruar një prani të pavarur në këtë proces të rëndësishëm arsimor dhe publik, megjithëse sipas tyre MAShTI nuk ka dhënë asnjë përgjigje zyrtare, duke i mbajtur në pritje deri në ditën e mbajtjes së provimit dhe në praktikë duke bllokuar tërësisht monitorimin e tyre, transmeton Klankosova.tv. “Kjo situatë në vetvete është alarmante dhe ngre dyshime serioze për transparencën dhe rregullsinë e procesit të maturës. Sipas informacioneve të brendshme dhe burimeve të besueshme, ekzistojnë indikacione se këtë vit është përdorur një metodë e re e organizuar për manipulimin e procesit, përfshirë grupe të strukturuara që kanë lejuar kopjimin në baza selektive dhe të përzgjedhur, në disa qendra të testimit. Këto dyshime duhet të ishin adresuar përmes një procesi të hapur dhe të monitoruar nga organizatat e pavarura të shoqërisë civile, dhe jo të mbylleshin me bllokim institucional”, thuhet në njoftimin e rrjetit të organizatave joqeveritare. “Fakti që MAShTI nuk ka lejuar monitorimin dhe nuk ka ofruar asnjë justifikim ligjor për këtë pengesë, vetëm sa shton dyshimet për mospërputhje me standardet minimale të llogaridhënies dhe transparencës në një prej proceseve më të rëndësishme të arsimit parauniversitar. Procesi i Maturës Shtetërore është themelor për besimin e publikut në sistemin arsimor dhe ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e mijëra nxënësve. Për këtë arsye, çdo indicie për manipulim, qoftë edhe i supozuar, kërkon reagim të menjëhershëm institucional dhe hapje ndaj vëzhgimit të jashtëm”, thuhet tutje në njoftim. Avonet i bëri thirrje MAShT-it që të sqarojë publikisht arsyet e këtij refuzimi dhe të lejojë menjëherë vëzhgimin e plotë të çdo faze të procesit të Maturës Shtetërore, përfshirë korrigjimin, vlerësimin dhe shpalljen e rezultateve. “Transparenca nuk është një luks, por një detyrim ligjor dhe etik, veçanërisht kur në fjalë është një proces që ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e gjeneratave të reja”. “AVONET do të ndjekë me vëmendje këtë çështje dhe është e përkushtuar për të zbardhur të gjitha parregullsitë që mund të kenë ndodhur në këtë proces. Heshtja institucionale nuk mund të fshijë përgjegjësinë publike”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 7 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 8 orë më parë