Macron thotë se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore NULL NULL 21.06.2025 14:02 21.06.2025 14:02 Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore, thotë Macron pas telefonatës me presidentin iranian Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se se ka pranuar një telefonatë nga homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian. Macron thotë se ka rënë dakord të përshpejtojë negociatat midis fuqive evropiane dhe Iranit mbi programin e tij bërthamor të kontestuar. Në një postim në X, presidenti francez shton: “Unë po kërkoj: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe është detyrë e tij të ofrojë çdo garanci se qëllimet e tij janë paqësore”, transmeton Klankosova.tv Ai përfundon duke thënë se është “i bindur se ka një rrugëdalje nga lufta dhe për të shmangur rreziqe më të mëdha”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministri i Jashtëm italian: Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para vitit 2030 11 minuta më parë
Lajme Arrestohet një shtetas gjerman në Iran, akuzohen se filmoi zona të ndjeshme ushtarake dhe bërthamore 37 minuta më parë
Kosova Ulqin: I konfiskohet vetura luksoze shtetases së Kosovës, kërkohej nga Interpol Belgjika 39 minuta më parë