Ia huq Dimal Basha, ngatërron fshehtësinë e votës në zgjedhje me atë të votimit në Kuvend NULL NULL 21.06.2025 13:26 21.06.2025 13:26 Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka ngatërruar një nen të Kodit Penal të ruajtes së fshehtësisë së votimit në zgjedhje me atë të votimit të deputetëve në Kuvend. “A ka mundësi gazetarët me i pyet deputetët e LDK-së, a ua ka kërku me fotografu votën e fshehtë kryetari [Lumir] Abdixhiku? Nëse po, kallzoni që mos ta dëgjojnë se shkojnë n’burg”, ka shkruar Basha në Facebook. Ai në këtë postim e ka bashkëngjitur edhe nenin që flet për cenimin e fshehtësisë së votimit por që u referohet zgjedhjeve dhe jo ndonjë procesi votimi në Kuvend. Votimi në Kuvend, për dallim nga ai në zgjedhje, nuk është i mbrojtur me fshehtësi kushtetuese. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 7 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 8 orë më parë