Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Operacioni “Hidden Funds”, arrestohet një 72 vjeçare në Tiranë dhe sekuestrohen 500 mijë euro

NULL NULL
21.06.2025 10:17

Policia e Shtetit ka njoftuar se është finalizuar operacioni policor i koduar “Hidden Funds”, në kuadër të cilit u procedua penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën të ditur se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar rreth 500 mijë euro që dyshohet se janë përfituar nga veprimtare kriminale.

“Në subjektin në pronësi të kësaj shtetaseje, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar”, njofton policia.

Ndërkaq, bëhet e ditur se po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale./ Klankosova.tv

]

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.