Sot mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave, “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova” NULL NULL 21.06.2025 08:12 21.06.2025 08:12 Sot (e shtunë) do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në dy autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”, për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës. Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se garat e vlefshme për Kampionatin e Kosovës do të bëjnë që përkohësisht të ndalohet qarkullimi në këto segmente të autostradave: Më 21 qershor – nga ora 09:00-16:00 në ditën e dytë të garës do të mbyllet përkohësisht autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrje/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë, si dhe autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin – Malishevë-Duhël dhe anasjelltas. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 22 minuta më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 2 orë më parë