Rreth 19 mijë nxënës i nënshtrohen sot Provimit të Maturës Shtetërore NULL NULL 21.06.2025 07:20 21.06.2025 07:20 Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore. Sipas njoftimit, provimit do t’i nënshtrohen 18 mijë e 800 maturantë, kurse rezultatet do të bëhen publike më së largu deri më 30 qershor, transmeton Klankosova.tv. “MAShTI ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për organizimin e provimit, duke angazhuar dhe përgatitur trupa të ndryshëm mbikëqyrës, të cilët janë të obliguar të sigurojnë zhvillimin e mbarë e korrekt të procesit”. “Për të siguruar një proces të drejtë, të rregullt dhe të besueshëm, Ministria e Arsimit lutë të gjithë maturantët që t’u përmbahen rregullave të përcaktuara, si: mosmbajtja me vete e telefonave apo pajisjeve të tjera elektronike, pasi nuk do të lejohet hyrja në qendrat e testimit për ata që mbajnë pajisje të tilla”, thuhet tutje në njoftim. MAShTI gjithashtu njofton se hyrja në qendrën e testimit do të mbyllet në ora 10:00. Pas kësaj ore, nuk do të lejohet hyrja e asnjë personi të paautorizuar nga MAShTI deri në përfundimin e testit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 2 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 4 orë më parë