Ushtria izraelite thotë se i kishte planifikuar sulmet ndaj Iranit për vite me radhë NULL NULL 20.06.2025 23:14 20.06.2025 23:14 Ushtria izraelite - Foto nga AP Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se i kanë përgatitur sulmet e tyre kundër Iranit prej shumë vitesh. Shefi i Shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, thotë se përgatitjet u përshpejtuan në muajt e fundit në “fshehtësi të rreptë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Pa dhënë detaje, Zamir thotë se operacioni u bë i mundur “falë konvergjencës së kushteve operacionale dhe strategjike”, dhe se vonesa e sulmeve do të kishte rrezik të humbiste ato kushte dhe ta vinte Izraelin në disavantazh. “Falë një sulmi të fuqishëm dhe të papritur, arritëm rezultate të jashtëzakonshme”, deklaroi Zamir. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025