Vodhi rreth 10 mijë euro, arrestohet pas dy vjetëve 42-vjeçari në Tiranë NULL NULL 20.06.2025 17:33 20.06.2025 17:33 Foto nga Policia e Shqipërisë Policia e Shqipërisë ka arritur të arrestojë një 42-vjeçar të cilësuar si person i rrezikshmërisë së lartë, i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një studio ligjore në bulevardin “Gjergj Fishta”, dy vjet më parë. Ndaj E.L., Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, transmeton Klankosova.tv. “42-vjeçari akuzohet se bashkë me bashkëshortët A. Rr dhe E. Rr., në vitin 2023, ka vjedhur rreth 10 000 euro në një studio ligjore, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025