Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Deçan NULL NULL 20.06.2025 16:34 20.06.2025 16:34 Fotografi ilustruese / aksident trafiku Gjatë ditës së premte në Deçan u aksidentuan dy vetura. Si pasojë e përplasjes së makinave, tre persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘ Luan Haradinaj’ në Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Rugovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025