Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

NULL NULL
20.06.2025 16:12
Presidentja Vjosa Osmani
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së premte bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Vrellë të Istogut.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit tha se ky memorial është vend i kujtesës, por, siç thotë ajo, edhe themel i Kosovës dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë, transmeton Klankosova.tv.

“Në Ditën e Çlirimit të Istogut, u përkulëm me nderim para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijve e bijave më të denjë të kombit tonë, që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot. Ky memorial në Vrellë të Istogut është vend kujtese, por edhe themel i shtetit tonë dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!”, ka shkruar presidentja.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.