Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nora Gjakova bëhet anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së

NULL NULL
20.06.2025 15:36

Kampionia olimpike, Nora Gjakova është zgjedhur zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së, (Federata Ndërkombëtare e Xhudos).

Kjo është bërë e ditur nga Federata e Xhudos së Kosovës.

“Pas një karriere të shkëlqyer si Kampione Olimpike, medaliste botërore dhe kampione evropiane, Nora tani do të japë kontributin e saj edhe jashtë tatamit, në një rol vendimtar për të ardhmen e sportit të xhudos”.

“IJF vlerëson lart eksperiencën, perspektivën dhe përkushtimin e saj, cilësi këto që do ta bëjnë Norën një përfaqësuese të jashtëzakonshme për xhudistët kudo në botë”.

“Urime, Nora! Ti jo vetëm që e ke ngritur flamurin e Kosovës në arenat më të mëdha, por tani po ndihmon edhe në formësimin e të ardhmes së xhudos për brezat që vijnë. Jemi me ty dhe krenarë për ty, sot dhe gjithmonë!”, thuhet në njoftimin e kësaj federate të publikuar në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.