Macron thotë se Irani duhet të tregojë gatishmëri për të negociuar NULL NULL 20.06.2025 14:33 20.06.2025 14:33 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se Franca dhe aleatët evropianë do t’i paraqesin Iranit një propozim diplomatik për t’i dhënë fund konfliktit me Izraelin. Sipas Macron, propozimi përbëhet nga katër komponentë kryesorë: Rifillimi i punës nga agjencia atomike e OKB-së, IAEA, për të ecur drejt “pasurimit zero” të uraniumit Mbikëqyrja e aktiviteteve të raketave balistike të Iranit Financimi nga Irani i grupeve militante të ndërmjetme në rajon Lirimi i “pengjeve” nga Irani, një referencë për shtetasit e huaj të mbajtur në burgjet iraniane “Irani duhet të tregojë se është i gatshëm të bashkohet me platformën për negociata që po e vendosim në tryezë”, deklaroi ai, raporton BBC. Sot janë bërë tetë ditë nga fillimi i sulmeve ajrore mes Izraelit dhe Iranit, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shteti pagoi gjysmë milioni euro në 5 muaj për persona që u burgosën e arrestuan pa faj 28 minuta më parë
Lajme Trump: Vështirë t’i kërkohet Izraelit që t’i ndalë sulmet në Iran – Evropa s’mund të ndihmojë në këtë situatë 41 minuta më parë
Lajme Çka deklaruan ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë e Britanisë në takimin me homologun e tyre iranian? 42 minuta më parë