Nipi i Selman Kadrisë: Populli shqiptar e mbajti gjallë çdo herë gjyshin (VIDEO) NULL NULL 20.06.2025 12:36 20.06.2025 12:36 Nipi i Selman Kadrisë Artan Hasanaj, nipi i Selman Kadrisë, ka falënderuar të gjithë ata që mundësuan dhe punuan në ndërtimin e shtatores së heroit kosovar. Për Klan Kosovën, Hasanaj ka deklaruar se çdo herë populli shqiptar e ka kujtuar gjyshin e tij, Selman Kadrinë. “Jo vetëm sot gjatë gjithë kohës prej aktit kur e ka bërë gjyshi jonë të vrasjes së Kërstiqit që populli shqiptar e ka mbajt gjallë me këngë dhe vizita na kanë nderuar shumë, ne jemi falënderues për të gjithë”. “Ideja ishte edhe komunës, bashkërisht edhe me familjen, deputetin Bekë Berisha për shpalljen hero të Selman Kadrisë gjatë kohës së ish-presidentit Thaçi, dhe nga ajo iniciativë deri te ky moment ku jemi sot është iniciativë e tij, të gjithë Kuvendit Komunal, kryetarit Ilir Feratit, të gjithë së bashku me ndihmën e familjarëve dhe farefisit gjithandej kemi ardhë deri këtu”, ka thënë Hasanaj. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 21 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 22 orë më parë