Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia kërkon ndihmë në kapjen e Elton Gjevukajt për dhunë në familje dhe për armë

NULL NULL
20.06.2025 12:15

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kërkon ndihmë nga qytetarët në kapjen e Elton Gjevukajt, nga fshati Bllagajë e Pejës.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale dhunë në familje, mbajtje nё pronёsi, kontroll dhe posedim i paautorizuar tё armёve, si dhe pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm.

Në njoftimin e policisë thuhet se Gjevukaj ka lidhur më 17 mars të vitit 2005.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, shtohet: “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.