Agjencia e OKB-së konfirmon se sulmi izraelit dëmtoi centralin bërthamor në Arak të Iranit NULL NULL 20.06.2025 12:01 20.06.2025 12:01 Mbikëqyrësi global bërthamor ka konfirmuar se një sulm izraelit ndaj një centrali bërthamor iranian në ndërtim e sipër pranë qytetit të Arak shkaktoi dëme në “ndërtesa kyçe”. Avionët luftarakë izraelitë bombarduan reaktorin e ujit të rëndë në Arak të enjten, megjithëse IAEA tha se objekti nuk përmbante material bërthamor. Reaktorët e ujit të rëndë përdorin një lloj uji kimikisht të dallueshëm si ftohës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv Reaktorët si objekti i Arak, 250 kilometra në jugperëndim të Teheranit, mund të përdoren për qëllime shkencore, por si nënprodukt krijojnë plutonium, i cili mund të përdoret për të bërë armë bërthamore. Në një deklaratë, kreu i IAEA-s, Rafael Grossi, thotë se ndërsa nuk ka pasur “incident të madh radiologjik” si rezultat i sulmeve izraelite, ende ekziston rreziku i një “aksidenti radiologjik”. “Në këto rrethana sfiduese dhe komplekse”, thuhet në deklaratë, “është thelbësore që IAEA të marrë informacion teknik në kohë dhe të rregullt në lidhje me objektet bërthamore”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër I mbyllur për gati 3 vjet, Teatri Kombëtar u “strehua” në një sallë me qira (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova Vasfije Krasniqi ndan rrëfimin e saj në OKB: Këto krime nuk duhet mbetur pa u ndëshkuar 12 minuta më parë
Lajme Presidenti letonez beson se NATO do t'i kapërcejë pengesat, do të arrijë objektivin e shpenzimeve 26 minuta më parë