Simiq pranon se do të intervistohet si i dyshuar për barrikadat e 2022-ës në veri NULL NULL 20.06.2025 11:41 20.06.2025 11:41 Deputeti në Kuvendin e Kosovës, dhe anëtar i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka pranuar se do të merret në pyetje në një seancë dëgjimore nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kjo në cilësinë e të dyshuarit për “shkeljen e rendit kushtetues të shtetit, dhe vepra tjera penale që lidhen me protestat dhe vendosjen e barrikadave nga serbët në dhjetor të vitit 2022, në Zveçan, e vende tjera të veriut të vendit. Simiq tha në një prononcim për media se shkon për t’u marrë në pyetje nga PKRS-ja, pasi që ai pretendon se asgjë kundër ligjit ai dhe bashkëpartiakët e tij nuk kanë bërë kur iu dhanë mbështetje dhe sipas hetimeve organizuan vendosjen e barrikadave në veri. Ndryshe, siç raportoi Klan Kosova, të mërkurën, pos Simiqit, Prokuroria Speciale, po heton edhe kryetarin aktual të Listës Serbe, Zllatan Ellek, ish-kryetarin Goran Rakiq, dhe deputetin Sllavko Simiq, bashkë me më shumë se 45 persona tjerë për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese. Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë po të mërkurën aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq. Siç ka raportuar eskluzivisht Klankosova.tv, urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022. Përveç Radojiçiq, PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast. Prokuroria Speciale lëshon letër-rreshtim ndaj Millan Radoiçiqit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 19 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 20 orë më parë