A i përfaqëson “Supernova” vajzat shqiptare? (VIDEO) NULL NULL 20.06.2025 11:20 20.06.2025 11:20 Emisioni i ri “Supernova”, që transmetohet në Klan Kosova, ka marrë vëmendje të madhe që nga fillimi i tij. Përmes pjesëmarrëseve të bukura, të sigurta në vetvete dhe shpeshherë provokuese, programi ka sjellë në ekran një përzierje personalitetesh që kanë ngjallur shumë reagime. Përveç pamjes dhe stilit të tyre, disa prej vajzave janë shfaqur me qëndrime të forta në debate, ndërsa skenat e nxehta kanë hapur diskutime mbi atë se sa realisht përfaqësohen vajzat shqiptare në këtë format. Gazetari Meridian Ramçaj vlerësoi në emisonin “Ora 7” në Klan Kosova, se “Supernova” reflekton një mozaik të karaktereve që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare. Ndiqni diskutimin e plotë, në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.