Kampionati i çiklizmit, Nuha: Gara do tregojë kush është më i miri (VIDEO) NULL NULL 20.06.2025 08:55 20.06.2025 08:55 Sot fillon Kampionati i Kosovës në çiklizëm, një ngjarje e rëndësishme për sportin vendor që pritet të sjellë gara të forta dhe konkurrencë të lartë mes çiklistëve më të mirë të vendit. Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, ka deklaruar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, se gara do të jetë shumë sfiduese për sportistët. “Do të jetë një garë shumë e fortë sepse çdo çiklist do të niset në intervale prej një minute. Kjo do të tregojë qartësisht shpejtësinë dhe nivelin e secilit sportist”, u shpreh Nuha. Ndiqni detajet, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 18 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 19 orë më parë