Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera NULL NULL 20.06.2025 08:28 20.06.2025 08:28 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar iniciativën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila më 12 maj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Abdixhiku në Tv Dukagjini theksoi se LDK-ja do ta respektojë vendimin e Kushtetueses, pavarësisht se cili do të jetë ai. “Ne dëshirojmë ta respektojmë vendimin dhe e respektojmë. Por deputetët tanë do të qëndrojnë të palëkundur në qëndrimin e tyre kundër”, tha ai. Sipas tij, edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos që votimi i fshehtë është i lejuar, deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në proces për ta shprehur kundërshtimin e tyre hapur. “Ata do të dalin, do të marrin letrën aty të tavolinat ku bëhet ai komisioni, do ta plotësojnë kundër, do ta tregojnë te kamera lartë dhe do ta vendosin në kuti të votimit – 20 vota kundër. S’ndryshon asgjë…”, deklaroi Abdixhiku. AAK e ka kontestuar vendimin e Kuvendit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, duke kërkuar nga Kushtetuesja interpretim nëse një vendim i mëhershëm i Kuvendit për votim të hapur mund të ndryshohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 19 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 20 orë më parë