Banorët e Nerodimës në hall me aksidentet, kërkojnë vendosjen urgjente të pengesave rrugore (VIDEO) NULL NULL 20.06.2025 07:54 20.06.2025 07:54 Banorët e fshatit Nerodimë e Epërme në komunën e Ferizajt po përballen me një situatë shqetësuese për shkak të numrit të madh të aksidenteve që po ndodhin në rrugët e këtij fshati. Sipas tyre, mungesa e pengesave rrugore dhe mosrespektimi i shpejtësisë nga drejtuesit e automjeteve po e kthejnë këtë rrugë në një rrezik të përditshëm për jetën e qytetarëve, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Banorët kanë kërkuar me ngulm nga Komuna e Ferizajt dhe institucionet përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme dhe të vendosin pengesat e premtuara që do të ndihmonin në uljen e shpejtësisë dhe parandalimin e aksidenteve, raporton gazetarja Qliresa Hasani, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Ndiqni detajet, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 18 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 19 orë më parë