Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA dhe Britania, kategorike kundër që Irani të ketë armë bërthamore

NULL NULL
19.06.2025 23:38
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i jashtëm britanik, David Lammy. Foto: Ministria e Jashtme e Britanisë / FB / Arkiv

ShBA-ja dhe Britania e Madhe u pajtuan që Irani nuk guxon kurrë të zhvillojë ose sigurojë një armë bërthamore.

Kështu u tha në njoftimin për media pas takimit të Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi me ministrin e jashtëm britanik, David Lammy, në Uashington.

“Ata diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit dhe u pajtuan që Irani nuk guxon kurrë të zhvillojë apo sigurojë një armë bërthamore”, tha zëdhënësja e DASh-it, Tammy Bruce, raporton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, dyshja folën edhe për çështje tjera me interes të përbashkët, përfshirë edhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Rubio dhe Lammy u tha se biseduan edhe për samitin e ardhshëm të NATO-s dhe rikonfirmouan rëndësinë e shtimit të shpenzimeve në mbrojtje për të siguruar paqen dhe stabilitetin. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.