“Shqipëria është vend ateist”, përplasje mes Shkullakut dhe Shalës (VIDEO) NULL NULL 19.06.2025 22:39 19.06.2025 22:39 Një përplasje ka ndodhur sonte në studion e emisionit “Rubikon” mes analistëve Armand Shkullaku dhe Azdren Shala. Ishte Shala ai i cili u shpreh se për të Shqipëria është shoqëri më liberale ndaj disa temave që në Kosovë janë tabu. “Sot Shqipëria për mua, ose të paktën mua më ngjason që është një shoqëri shumë më liberale ndaj shumë temave që në Kosovë vazhdojnë me qenë tabu, vazhdojnë me shkaktu reagime emocionale, patetike”, u shpreh ai. Ndërkaq, me këtë gjë nuk është pajtuar Shkullaku i cili ndër të tjera u shpreh se Shqipëria është vend ateist. “Kjo është fyerje intelegjence, Shqipëria është vend ateist, Shqipëria ka marrë kazmat dhe ka shembur Kisha dhe Xhamia në 67-tën”, tha ai. Shala më pas sqaroi edhe njëherë deklaratën e bërë për Shqipërinë, përcjell Klankosova.tv. “Unë po them pse sot Shqipëria është sot më liberale karshi disa temave, është edhe inercion i të kaluarës”, tha ai. Për të dëgjuar diskutimin e plotë mes tyre, ndiqni videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 12 orë më parë