Sejdiu: Modeli ekonomik në Kosovë edhe në Shqipëri shtyhet prej profitit privat (VIDEO) NULL NULL 19.06.2025 22:02 19.06.2025 22:02 Analisti politik, Dardan Sejdiu, duke folur mbi temën “Kosova dhe Shqipëria, kush qëndron më mirë?”, ka thënë se nëse media nuk është e lirë dhe është e orkestruar në një drejtim apo tjetrin, diskutimi për opozitë bëhet problematik, pasi tha se atëherë s’ka altoparlant për mendim ndryshe. Sejdiu tha se në Shqipëri, edhe prej perceptimit prej jashtë, mediat janë altoparlant i Edi Ramës. “E dyta ka të bëjë me kapacitetin administrativ shtetëror, të themi burokracinë shtetërore. Pra, llojin e burokracisë që ndërtohet në një shtet, i cili pretendon të jetë demokraci liberale, e definon edhe politikën kur ndërrohen pushtetet”. “Nëse burokracia për 12 vjet mbushet me aparaçik partiak, politika edhe nëse ka ndryshim të pushtetit, është e pamundur për partinë që vjen në pushtet, për një mandat të implementojë mendim politik që e ka shty me zgjedhje”. “Nëse flasim për burokraci në Kosovë dhe në Shqipëri, ka një dallim esencial dhe këtë e shohim në betejën që e bën partia në pushtet në Kosovë duke thënë se ‘këto janë të kapura’, edhe pse kanë kaluar shtatë vjet,’Kurti 3’”, tha Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova. Sipas Sejdiut, në Kosovë, kjo situatë është shumë më mirë, pasi sipas tij, kapaciteti burokratik, administrativ i vendit, është shumë më i shëndosh sesa i Shqipërisë, në aspektin e kapjes politike. “Dhe e treta që për mua është shumë me rëndësi është modeli ekonomik, i cili e definon llojin e organizimit shoqëror dhe qeverisës. Modeli ekonomik edhe në Kosovë edhe në Shqipëri është i shtyrë prej profitit privat, jo prej mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve”. “Kostoja e jetesës në Shqipëri është jashtëzakonisht e lartë, jo vetëm financiarisht por edhe në aspektin e infrastrukturës që është e domosdoshme për jetë të mirë. Mungesa e ujit, kanalizimit, energjisë, pra duhet një qytetar i cili nuk është i lidhur në struktura ku është profiti, një qytetar sheh vështirësi super të madhe për ta bërë një jetë normale”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 12 orë më parë