Sabrina Carpenter pritet të ndalojë përdorimin e telefonave në koncertet e saj NULL NULL 19.06.2025 22:06 19.06.2025 22:06 Sabrina Carpenter Përkrahësit e Sabrina Carpenter mund të mos i përdorin më telefonat e tyre në koncertet e saj pas komenteve të fundit që këngëtarja dhe kompozitorja bëri në “Rolling Stone”. “Kjo sinqerisht do t’i acarojë fansat e mi, por absolutisht,” tha Carpenter kur u pyet për mundësinë e detyrimit që pjesëmarrësit në koncerte të hedhin telefonat e tyre në qese gjatë shfaqjeve të saj, transmeton Klankosova.tv. Këngëtarja e “Espresso” tha se mendimi i saj për largimin e telefonave në koncerte ndryshoi pasi mori pjesë në një koncert të Silk Sonic në Las Vegas, në të cilin iu desh ta linte anash telefonin e saj. “Nuk kam pasur kurrë një përvojë më të mirë në një concert”, tha Carpenter. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 4 weeks