Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkullaku: E çuditshme që një parti në Shqipëri vazhdon të fitojë, madje duke shtuar votat (VIDEO)

NULL NULL
19.06.2025 21:45

Analisti Armand Shkullaku ka thënë se problemi kryesor në Shqipëri për të është mungesa e një rotacioni politik që drejton shtetin.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se edhe sikur Tony Blair apo Barack Obama do të drejtonin një shtet për 16 vjet, do të ishte shumë.

“Problemi në Shqipëri është mungesa e një rotacioni prej shumë kohësh. Sikur vendin ta kish drejtuar Tony Blair apo Barack Obama 16 vjet apo 12 vjet, janë shumë. Imagjinoni që drejton Edi Rama. Me këdo që kam folur, ekspertë e politikologë të huaj, iu duket e çuditshme që një parti që 12 vjet në pushtet vazhdon të shtojë votat në proporcion me shtimin e vjedhjeve, korrupsionit e arrestimeve, shkon nga fitorja në fitore. Kur Putini i pat fituar zgjedhjet për herë të parë në Rusi i pat marrë 51%, dhe tash vazhdon t’i shtojë, i merr 80 e 83%. Rusia e Turqia janë zhvilluar”, deklaroi Shkullaku. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.