Buzhala: Po shkojmë pingul drejt zhbërjes së shtetit (VIDEO) NULL NULL 19.06.2025 21:29 19.06.2025 21:29 Gazetari, Berat Buzhala Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli rreth progresit diplomatik të Kosovës dhe të Shqipërisë. Sipas tij, aktualisht Kosova është duke shkuar drejt zhbërjes së shtetit, madje sipas Buzhalës vendi është duke shkuar pingul në këtë drejtim, transmeton Klankosova.tv. “Para 10 vjetëve, Kosova në shumicën e indekseve sa i përket demokracisë ka qenë më mirë se Shqipëria. Çka matet me demokracinë? Maten zgjedhjet e lira, maten mediat e lira, maten korrupsioni, janë plot disa gjëra. Aktualisht Kosova, ne po shkojmë pingul drejt pothuajse zhbërjes së shtetit. Deputeti Kurti e ka marr peng komplet Republikën e Kosovës, është gënjeshtar patologjik dhe i ka të gjitha të këqijat”, u shpreh gazetari. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.