Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku kritik ndaj Kurtit: S’e njeh rregullin bazik dhe demokratik, rezultatin e fundit të zgjedhjeve

NULL NULL
19.06.2025 21:20

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për, siç tha ai, keqkuptimin e thellë të parimeve bazë të demokracisë parlamentare.

Në “Debat Plus” Abdixhiku deklaroi se në praktikën demokratike të Kosovës, barra për formimin e institucioneve i bie partisë fituese të zgjedhjeve, pavarësisht nëse ka shumicën ose jo, transmeton Klankosova.tv.

Kjo parti, sipas tij, ka të drejtën kushtetuese dhe përgjegjësinë politike për të iniciuar marrëveshje për ndërtimin e institucioneve të reja.

“Tani në praktikën demokratike të Kosovës, të parit i ka rënë barra më e madhe për formimin e institucioneve, sepse mund të mos ketë shumicë por është fituesi i zgjedhjeve. Dhe si i tillë edhe me rregullin kushtetues i takon të marrë iniciativë të bëjë marrëveshje politike. Por me çka pashë sot, e kuptova se kemi një diskrepancë të madhe dhe të thellë të kuptimit të demokracisë nga kryetari i VV-së. Në pjesën që vazhdon të konsideroj, është gabim i madh për nivelin politik që duhej të kishte, për dijen politike”.

“Naiviteti i madh ta konsiderosh vetën që je pozitë, e të tjerët në opozitë. Sepse pozita dhe opozita krijohen në momentin që krijohet qeveria. Dhe përderisa ai beson që është pozita dhe të tjerët opozita, nuk e njeh një rregull bazik dhe demokratik, rezultatin e fundit të zgjedhjeve”, tha Abdixhiku.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.