Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trumpi i jep afat Iranit dy javë përpara se të vendosë për përfshirje apo jo të Amerikës

NULL NULL
19.06.2025 20:06

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se brenda dy javësh do të vendosë nëse do ta sulmojë Iranin apo jo.

Trump tha se dëshiron të lejojë përpjekjet diplomatike të vazhdojnë, përpara se ai të marrë një vendim përfundimtar për një veprim ushtarak amerikan.

“Bazuar në faktin se ekziston një mundësi e konsiderueshme për negociata që mund ose jo të ndodhin me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do ta marr vendimin tim – nëse do të veprojmë apo jo – brenda dy javëve të ardhshme”, thuhet në deklaratën e Trumpit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi sot se një marrëveshje me Iranin duhet të përfshijë “asnjë pasurim të uraniumit.”

Ajo ritheksoi qëndrimin e Presidentit Donald Trump se Iranit nuk duhet t’i lejohet të ketë një armë bërthamore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.