Drogë e raste të rrahjeve – Çka po bëjnë burgjet e Kosovës për ta forcuar sigurinë? NULL NULL nga Albert Bajrami 20.06.2025 10:36 nga Albert Bajrami 20.06.2025 10:36 Foto ilustruese: Rrethojë burgu Kohët e fundit një numër i arratisjeve dhe incidenteve të tjera siç janë rrahjet dhe futja e drogave janë raportuar të kenë ndodhur në burgjet e Kosovës. Megjithatë, Shërbimi Korrektues i Kosovës, në një përgjigje për Klankosova.tv thotë se ka marrë masa prioritare për të forcuar sigurinë e funksionimin e përgjithshëm. ShKK bën të ditur se masat përfshijnë rritjen e sigurisë fizike dhe teknologjike. “Mbikëqyrje dhe kontroll më i avancuar fizik dhe elektronik, brenda dhe jashtë institucioneve korrektuese. Inspektime më të shpeshta dhe investime në pajisje moderne të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e këtij shërbimi për Klankosova.tv. Tutje, theksohet se në burgjet e Kosovës po bëhet edhe zbatimi i protokolleve të rrepta për hyrje dhe dalje. “Kontroll më rigoroz i qasjes së personave të jashtëm në institucionet korrektuese. Forcim i procedurave gjatë kthimit nga vikendet, me fokus në parandalimin e futjes së substancave të ndaluara”, theksohet tutje në përgjigje. Nga ky institucion që kujdeset për sigurinë e burgjeve, theksojnë më tej se po bëhen edhe aktivitete për rehabilitimin dhe përfshirjen sociale të të burgosurve si dhe trajnim të stafit korrektues, njofton Klankosova.tv. “Trajnime të vazhdueshme për stafin në fushën e menaxhimit të rrezikut, sigurisë, ndihmës së parë psikologjike dhe aftësive sociale. Forcim i kapaciteteve për reagim profesional në çdo situatë”. Shërbimi Korrektues i Kosovës, tregoi edhe rezultatet e arritura me rastin e aplikimit të këtyre rezultateve. “Asnjë rast i largimit të paautorizuar apo moskthimi nga vikendi në periudhën e fundit. Rënie e ndjeshme e incidenteve të brendshme, përfshirë dhunën dhe tentativat për futje të substancave narkotike. Rritje e nivelit të parandalimit dhe zbulimit të hershëm të çdo forme të sjelljes së papërshtatshme, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe teknologjisë. Anëtarësimi në EuroPris – organizata evropiane për menaxhimin e burgjeve – si dëshmi e përkushtimit ndaj standardeve më të larta ndërkombëtare dhe ndarjes së praktikave më të mira”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e SHKK-së për Klankosova.tv. Periudha e verës, gjegjësisht muaji korrik i vitit të kaluar ishte më kritiku sa i përket arratisjes së burgosurve. Brenda disa ditësh ishin arratisur tre të burgosur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 19 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 20 orë më parë