Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asgjësohen 150 bimë narkotike në Librazhd të Shqipërisë

NULL NULL
19.06.2025 16:59
Foto nga Policia e Shtetit
Foto nga Policia e Shtetit

Policia në Librazhd ka asgjësuar 150 bimë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

Sipas policisë, është arrestuar një person për kultivim të lëndëve narkotike, derisa është proceduar dhe kryetari i fshatit Spathar, për shpërdorim të detyrës, transmeton Klankosova.tv.

“Si rezultat i kontrolleve me shërbime të shtuara dhe me dronë, si dhe i hetimeve me metoda proaktive, që po kryhen në kuadër të planit operacional “Koordinata”, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd konstatuan dhe goditën një rast në këtë fushë”.

“Për rastin u vu në pranga shtetasi J. R., pasi dyshohet se kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë narkotikë Cannabis Sativa.     Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Spathar, shtetasin N. Xh.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e rrethit Librazhd, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.