Irani hedh poshtë pretendimet për sulmin në spitalin Soroka NULL NULL 19.06.2025 16:49 19.06.2025 16:49 Misioni i Iranit në OKB përmes një postimi në X ka thënë se hedhin poshtë kategorikisht pretendimet e Izraelit për shënjestrimin e spitalit Soroka. Në njoftim thuhet se sulmet e Iranit janë të sakta dhe kanë në shënjestër vetëm “objektet e përfshira drejtpërdrejt në sulmet e Izraelit ndaj Iranit”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Më parë, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se vala e shpërthimit e Iranit që kishte në shënjestër një bazë komande ushtarake izraelite shkaktoi “dëme sipërfaqësore” në spital. Izraeli ka akuzuar Iranin për shënjestrimin e spitalit, ku zëvendësministri i Jashtëm i Izraelit tha se sulmi i Iranit ishte “i qëllimshëm” dhe “kriminal”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hajdari: Gjermania ka rol kryesor në ndërmjetësimin e planit diplomatik në konfliktin Izrael-Iran 19/06/2025