Hulk Hogan në shtratin e vdekjes? – Kjo është e vërteta NULL NULL 19.06.2025 16:21 19.06.2025 16:21 Hulk Hogan, emri i vërtetë i të cilit është Terry Gene Bollea, u shtrua së fundmi në spital për shkak të problemeve të vazhdueshme te qafës dhe shpinës, megjithëse pavarësisht spekulimeve, një përfaqësues I tij, tha për E! News, se nuk ka arsye për panik. Përfaqësuesi i tij tha se Hulku për vite me radhë kishte problem me shpinën, duke shtuar se ai iu nënshtrua një operacioni në qafë dhe procedurat kanë qenë të suksesshme. Thashethemet për shëndetin e 71-vjeçarit filluan ditëve të fundit pasi Youtuber-i, Bubba The Love Sponge pohoi gjatë një transmetimi se mundësi ishte “në spital” dhe mund “të mos ia dalë”, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 22/05/2025