Shqipëria, vendi i shtatë në botë për çmimin më të lartë të naftës NULL NULL 19.06.2025 16:09 19.06.2025 16:09 Shqipëria është vendi i shtatë në botë për çmimin më të lartë të naftës. Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut apo Kosovën, një litër naftë në pikat e karburanteve në Shqipëri kushton gati dyfish më shumë. Shqipëria renditet e pesta në kontinentin Evropian në drejtim të çmimit më të lartë të naftës, duke lënë pas vende si Norvegjia, Finlanda apo Irlanda. Në krye renditen Islanda, Lihtenshtaini dhe Danimarka. Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria. Në bursa çmimi është rritur disi, por nga ana tjetër dollari vijon të zhvlerësohet. Çmimet e karburanteve rrjedhimisht do duhej të ishin më të lira. Shqipëria ka importuar këtë vit më shumë karburant se kurrë më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se në harkun e muajve janar maj u blenë nga jashtë gati 280 tonë karburant. Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, importet janë zgjeruar me mbi 31 mijë tonë apo 12.8 për qind, raporton A2Cnn. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hajdari: Gjermania ka rol kryesor në ndërmjetësimin e planit diplomatik në konfliktin Izrael-Iran 19/06/2025