Osmani: Zërat e të mbijetuarve të dhunës seksuale tejkalojnë kufijtë tanë NULL NULL 19.06.2025 15:50 19.06.2025 15:50 Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, qëndron përkrah të mbijetuarve, të cilët sipas saj, u bënë simbol i forcës përballë krimeve çnjerëzore të regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit. Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se në Kosovë, guximi i tyre trason rrugën për te drejtësia dhe drejt një bote ku dhuna seksuale nuk përdoret më si armë lufte. “Zërat e tyre tejkalojnë kufijtë tanë dhe e kthejnë dhimbjen në forcë dhe frymëzim për ndryshim global”. “Ne ecim përkrah tyre, me krenari dhe përkushtim”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.