Musliu: Albini është nomadi i vërtetë, fëmijën e vet nuk e rritë në Kosovë NULL NULL 19.06.2025 15:00 19.06.2025 15:00 Deputeja e PDK-së Ganimete Musliu, në një përgjigjie për klankosova.tv, i ka reaguar liderit të Vetëvendosjes, duke thënë se nomadi i vërtetë është Albin Kurti. Ky qëndrim i saj vie pas termit ofendues, që Kurti shfaqi sot karshi opozitës, transmeton klankosova.tv. ”Albin Kurtit i ka humbur topi fare. Narracioni ofendues dhe përçarës do t’i kthehet bumerang”. ”Ai përdor terminologji të papërshtatshme ndaj nesh me qëllim të thellimit të krizës politike sepse atij është duke i konvenuar vakumi institucional”. ”Nëse dikujt i përshtat më se miri termi “nomad” atëherë ky person është vet Albin Kurti të cilin me Kosovën nuk e lidhë as e kaluara, prejardhja e tij, as e ardhmja sepse ai fëmijën e vet nuk e rritë në Kosovë”. ”Albini në Kosovë nuk as shtëpi sepse e ka blerë në Norvegji. Ne kemi një atdhe, kemi një pasaportë.Në Kosovë ne na pushojnë eshtrat e të parëve tanë. Ne kemi tokë e shtëpi dhe një ditë do prehemi në këtë dhe”, u shpreh ajo për klankosova.tv. ”Pra, Albini është nomadi i vërtetë pa asnjë emocion për dheun e quajtur Republika e Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.