Këto janë shpenzimet dhe të hyrat e PDK-së gjatë vitit të kaluar NULL NULL 19.06.2025 15:09 19.06.2025 15:09 Si për partitë tjera, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu ka publikuar raportin e auditorit për vitin 2024 edhe për Partinë Demokratike të Kosovës. Në kuadër të pasqyrës së pozitës financiare, në pasuritë afatgjata PDK ka 27 mijë e 455 euro e 83 cent, kurse pasuritë afatshkurtra është 1 mijë e 11 euro e17 cent. Të dyja bashkë kapin vlerën e 28 mijë e 467 euro. Vlera totale e ekuitetit është 109 mijë e 345 euro e 3 cent. Kurse detyrimet afatshkurtra dhe afatgjata janë 137 mijë e 812 euro e 3 cent. PDK-ja të hyrat për vitin 2024 I ka 1 milion e 16 mijë e 978 euro e 82 cent. E shpenzimet janë 941 mijë e 266 euro e 12 cent. Për të parë raportin e plotë për VV-në klikoni këtu. Rubrikat në fotografinë më poshtë janë për vitet 2024 dhe 2023. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.