Sulmi në spital, ministri izraelit i shëndetësisë thotë se “vija e kuqe është kaluar” NULL NULL 19.06.2025 13:32 19.06.2025 13:32 Ministri i shëndetësisë i Izraelit tha se Irani i ka kaluar kufijtë me sulmin ndaj spitalit të madh në qytetin jugor izraelit të Beer Sheva. “Vija e kuqe është kaluar. Regjimi i diktaturës nga Teherani e ka kaluar vijën dhe po vepron si një organizatë terroriste barbare”, tha Uriel Busso të enjten në X, transmeton Klankosova.tv. Autoritetet izraelite thanë se Qendra Mjekësore Soroka, një nga strukturat kryesore mjekësore të Izraelit, pësoi dëme të mëdha, ndërsa Busso shtoi se të shtënat ndaj spitalit janë një “krim lufte i neveritshëm”. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit tha se kishte në cak një qendër inteligjence dhe komande izraelite “pranë një spitali”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hajdari: Gjermania ka rol kryesor në ndërmjetësimin e planit diplomatik në konfliktin Izrael-Iran 19/06/2025