Ministri izraelit i Mbrojtjes i prerë: Udhëheqësi suprem i Iranit s’mund të lejohet të ekzistojë më NULL NULL 19.06.2025 13:25 19.06.2025 13:25 Ministri i Mbrojtjes së Izraelit ka deklaruar se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ”nuk mund të lejohet më të ekzistojë”, pasi spitali Soroka u godit gjatë një sulmi me raketa iraniane, sipas mediave lokale dhe agjencisë së lajmeve AFP. Duke folur para gazetarëve në Holon, afër Tel Avivit, Izrael Katz raportohet të ketë thënë: ”Khamenei deklaron hapur se dëshiron shkatërrimin e Izraelit, ai personalisht jep urdhrin për të qëlluar mbi spitale. Ai e konsideron shkatërrimin e shtetit të Izraelit si një qëllim… Një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë” Më herët, mediat shtetërore iraniane thanë se objektivi kryesor i sulmit të mëngjesit me raketa ishte një vend ushtarak pranë Spitalit Soroka, jo vetë spitali. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Macut falënderon Egjiptin për qëndrimin ndaj Kosovës, por Kajro njohu pavarësinë më 2013 14 minuta më parë
Kosova Tajani: Italia dëshiron ta përshpejtojë zgjerimin e BE-së me të gjitha shtetet e Ballkanit 31 minuta më parë