DhTIK kërkon zgjidhje urgjente për pengesat në regjistrimin e automjeteve NULL NULL 19.06.2025 13:18 19.06.2025 13:18 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka deklaruar se është e shqetësuar thellë për vështirësitë që po u shkaktohen shumë bizneseve me rastin e regjistrimit të automjeteve. Ky dikaster fajëson dhe citon Nenin 89, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2024: “Pronari i mjetit nuk mund të bëjë regjistrimin, vazhdimin e regjistrimit apo ndërrimin e pronarit të mjetit, pa shlyer paraprakisht të gjitha gjobat për kundërvajtje në trafikun rrugor”. Më tej shtohet se kjo dispozitë ka krijuar një barrë të konsiderueshme administrative dhe financiare për bizneset, veçanërisht për ato kompani që operojnë me numër të madh automjetesh në sektorë të tillë siç janë transporti, logjistika, institucionet financiare, ndërtimtari dhe shërbimet teknike. “Gjithashtu, i njëjti prodhon efekte negative për bizneset sepse pengon aktivitetin ekonomik të tyre duke iu pamundësuar bizneseve që të dalin në qarkullim dhe të ofrojnë shërbime dhe realizim të kontratave afariste. Aktualisht, ky nen po zbatohet në mënyrë të njëjtë edhe ndaj automjeteve që janë të regjistruara në emër të institucioneve financiare, pavarësisht se gjobat u përkasin ngasësve individualë, duke shkaktuar probleme të mëdha për to”, thuhet në reagimin e DhTIK-së. “Ky kushtëzim po cenon rëndë dhe po shkakton dëme operacionale dhe financiare për këto institucione, të cilat mbështesin sektorin privat përmes instrumenteve të financimit.Për më tepër, ky zbatim bie ndesh me Ligjin Nr. 03/L-103 për Lizingun, i miratuar në vitin 2009, i cili rregullon marrëdhëniet mes palës që ofron dhe palës që shfrytëzon mjetin”. DhTIK kërkon që kjo formë e kushtëzimit të bizneseve të ndalohet menjëherë sepse cenon klimën e përgjithshme afariste dhe konkurruese në vend, si dhe pengon zhvillimin e lirë të aktivitetit ekonomik. Poashtu, janë përmendur disa prej dëmeve, që sipas DhSIK-së, shkakton zbatimi i nenit në fjalë: “Krijon probleme me transparencën administrative: Në disa raste, bizneset nuk janë të informuara me kohë për gjobat e shqiptuara, veçanërisht për gjobat e pa-dorëzuara fizikisht ose ato të krijuara me radarë të automatizuar”. “Mungesa e mekanizmave alternativë: Aktualisht nuk ekziston mundësia që bizneset të regjistrojnë automjetet dhe paralelisht t’i kontestojnë ato”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 2 orë më parë