Arrestohet punonjësi i shërbimeve funerale, vidhte në varrezat e Korçës NULL NULL 19.06.2025 11:28 19.06.2025 11:28 Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Varrezat”, duke bërë të mundur arrestimin e autorit të disa rasteve të vjedhjes së bazamenteve prej mermeri në varrezat e qytetit. I ndaluari është B.M., 48 vjeç, banues në fshatin Vloçisht të Maliqit, i cili ushtronte aktivitet në fushën e shërbimeve funerale. Ai akuzohet se në kohë të ndryshme ka hyrë në varrezat e Korçës dhe ka kryer vjedhjen e pllakave prej mermeri dhe graniti, të cilat i merrte në punishten e tij dhe i shiste. Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Dhunimi i varreve”, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë 3 minuta më parë