Haxhiu pas dështimit të seancës së 34-të: Kushtetuesja është vonuar NULL NULL 19.06.2025 11:06 19.06.2025 11:06 Kandidatja për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të seancës së 34-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. “Ne gjatë kësaj kohe për asnjë moment të vetëm nuk kemi parë ndryshim të qëndrimeve nga ana e opozitës.“Kemi parë mungesë të theksuar të vullnetit për të kontribuar në konstituuimin e Kuvendit të Kosovës”, tha ajo, njofton Klankosova.tv. Haxhiu ka theksuar më tej se me zhvillimet për moskonstituimin e parlamentit po shkelet Kushtetuta e Kosovës. “Kjo është sjellje e papërgjegjshme, është shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës ”, shtoi ajo. Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetuese është vonuar me vendimin për komisionin e fshehtë. “Duhet ta themi hapur se një çështje aq e thjeshtë, sepse Aleanca me disa deputetët të PDK-së dhe LDK-së me shkresën, lëndën që kemi parë e kanë kontestuar komisionin për votim të fshehtë, ose gjykata e merr, e bën të pranueshme këtë lëndë, e trajton nëse kryesuesi i seancës ka pasur të drejtë për komisionin për votim të fshehtë, ne besojmë fuqishëm se ka pasur të drejtë”. “Po e presim vendimin e gjykatës, mirëpo nuk është në rregull që është vonuar kaq shumë sepse jemi në javën e pestë prej kur kjo është dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe ende nuk kemi ndonjë vendim nga gjykata”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh", thotë Behrami (VIDEO) 21 minuta më parë
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 22 orë më parë