Aksident në kryeqytet, motoçikleta përplaset me dy kamionë NULL NULL 19.06.2025 10:22 19.06.2025 10:22 Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e njohur si Rrethi i Ismetit në Prishtinë, ku një motoçikletë është përfshirë në një përplasje me dy kamionë. Sipas raportimit nga Mitropol, aksidenti ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të komunikacionit. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident. Klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë, dhe është në pritje të një përgjigjeje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.