Uragani Erick “jashtëzakonisht i rrezikshëm” i afrohet Meksikës NULL NULL 19.06.2025 09:52 19.06.2025 09:52 Uragani Erick është forcuar në një stuhi të kategorisë 4 “jashtëzakonisht të rrezikshme”, ndërsa po shkon drejt bregdetit të Paqësorit të Meksikës, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) e SHBA-së. Erërat maksimale të qëndrueshme në stuhi janë rritur në 230 km/orë (145 mph) vonë të mërkurën sipas orës lokale, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv Parashikuesit e motit presin që ai të arrijë të enjten, në shtetet e Oaxacas dhe Guerrero që ka më shumë të ngjarë të preken nga ajo që NHC e quan “dëmtim shkatërrues nga era”. Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u tha qytetarëve të “qëndrojnë të informuar me komunikimet zyrtare, të qëndrojnë brenda dhe të mos dalin jashtë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shkaktoi aksidentin në gjendje të dehur, GJKKO dënon deputetin demokrat të Elbasanit 33 minuta më parë