FAST Albania arreston shtetasin malazez, pjesë e një organizate kriminale NULL NULL 19.06.2025 09:15 19.06.2025 09:15 FAST Albania ka ndihmuar në një operacion ndërkombëtar të koordinuar nga rrjeti ENFAST, duke kontribuar në kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Falë informacionit nga FAST Albania dhe shkëmbimit të tij me homologët nga FAST Spain dhe FAST Montenegro, Policia spanjolle arriti të arrestojë shtetasin me iniciale D. F., 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet malazeze për pjesëmarrje në një organizatë kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Arrestimi u realizua në Spanjë, ndërkohë Gjykata e Podgoricës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit D. F. në prill 2025, për dyshime të forta për përfshirje në veprimtari kriminale brenda një grupi të strukturuar kriminal. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.