Jashari vizitoi trupat e FSK-së që po trajnohen në SHBA NULL NULL 19.06.2025 09:04 19.06.2025 09:04 Me rastin e Ditës së Vizitorëve të Shquar, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari vizitoi personelin ushtarak, të cilët po marrin pjesë në trajnimin për gatishmëri dhe dislokim në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët të Gatishmërisë (JRTC), në Luiziana të SHBA-së. Ai theksoi partneritetin mes FSK-së e Gardës Kombëtare të Ajovas, që ekziston me vite, transmeton Klankosova.tv. “Kam nderin të ju drejtohem sot si Komandanti i FSK-së, ju dhe partnerëve të Gardës Kombëtare të Ajovës, me të cilët kemi krijuar një partneritet të fuqishëm, i ndërtuar për më shumë se një dekadë dhe që ka avancuar drejt trajnimeve të përbashkëta, duke kulmuar me përgatitjet për bashkë zbarkim në Lindjen e Mesme”, tha ai. Jashari, sipas njoftimit të FSK-së në Facebook, tregoi për rëndësinë e të qenurit një forcë profesionale që është në gjendje të bashkëpunojë me aleatë si dhe të kontribuoj në misione paqëruajtëse. Kjo ishte hera e parë që kjo forcë merr pjesë në një trajnim të një niveli të tillë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 21 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 24 orë më parë