Presidenti izraelit thotë se civilët u shënjestruan në sulmet iraniane që dëmtuan spitalin “Soroka” NULL NULL 19.06.2025 08:50 19.06.2025 08:50 Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, tha se sulmet me raketa iraniane që dëmtuan spitalin “Soroka” të Izraelit jugor kishin në shënjestër civilët. “Një foshnjë në kujdes intensiv. Një nënë pranë shtratit të tyre. Një mjek që nxiton midis shtretërve. Një banor i moshuar në një azil pleqsh. Këto ishin disa nga objektivat e sulmeve me raketa të Iranit ndaj civilëve izraelitë këtë mëngjes”, shkroi ai në një deklaratë në X, transmeton Klankosova.tv. Qendra Mjekësore Soroka në qytetin jugor izraelit të Be’er-Sheva u dëmtua rëndë në sulmet e Iranit, sipas zëdhënëses së saj, raporton CNN. “U dërgoj forcë dhe mbështetje ekipeve mjekësore, pacientëve dhe banorëve të Be’er Sheva-s dhe të gjitha qyteteve të sulmuara në të gjithë Izraelin këtë mëngjes”, tha Herzog. “Në momente si këto, na kujtohet se çfarë është vërtet në rrezik dhe vlerat që po mbrojmë”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Behrami: Ish-ministrat e Kurtit më shpesh shkojnë në Prokurori se në seancat 48-orëshe 6 minuta më parë
Kosova Hapet “GoFundMe” për Shahe Loshin, i duhen mbi 78 mijë euro për shërim në Turqi 15 minuta më parë