Fëmijëve të SOS-it nuk u jipen shtesat, Zeqiri: Rast që Haxhiu të dorëhiqet (VIDEO) NULL NULL 19.06.2025 08:20 19.06.2025 08:20 “Të braktisur nga gjaku, të gjetur nga zemra”, është dokumentari i radhës i prodhuar nga MAT që u transmetua mbrëmë në Klan Kosova. Autori Liridon Zeqiri, në emisionin e mëngjesit Ora 7, dha detaje rreth këtij dokumentari që trajton një temë goxha të ndjeshme, siç është ajo e braktisjes së fëmijëve. Ai pati kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, në veçanti ndaj ministres në detyrë të Drejtësisë Albulena Haxhiu, lidhur me ndarjen e shtesave për fëmijet nga 0 e deri në 16 vjet, të cilët fëmijët e SOS Fshatit nuk i marrin. Zeqiri tha se ky është një rast për të cilin Haxhiu, duhet të duhet të tërhiqet nga kandidimi për postin e kryeparlamentares. “Kjo për arsye se sipas ligjit për të aplikuar për shtesat duhet prindi biologjik. Dhe ka raste që tek SOS Fshati, fëmijet nuk e kanë asnjërin nga prindërit biologjik. Dhe përgjegjës ligjor për këta fëmijë është Qendra për Punë Sociale. Shtesat kanë filluar të ekzekutohen në vitin 2019-të dhe jemi në vitin 2025 dhe ata fëmijë vazhdojnë të mos i marrin ato shtesa”, deklaroi Zeqiri. Autori i këtij dokumentari dha detaje rreth përmbajtjes së tij. Ai tha se 18 foshnje ishin braktisur nga janari e deri në maj të këtij viti, derisa nëntë foshnje ishin ribashkuar prapë me fëmijët e tyre. Ai theksoi se arsyet e braktisjes janë të ndryshme. “Duke nisur nga shtatzënia e padëshiruar, pastaj rrethana psikologjike, rrethana ekonomike”, theksoi ai. “Në pjesën dërrmuese të dokumentarit jemi marrë me SOS Fshati, një organizatë që strehon dhe rritë fëmijët që janë pa përkujdesje prindërore, ku e kanë edhe një kompontentë për rastet ku prindërit duan të heqin dorë nga fëmijët”, theksoi Zeqiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh", thotë Behrami (VIDEO) 15 sekonda më parë
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 22 orë më parë