Hamiti: Qeveria Kurti, më e korruptuara ndonjëherë që ka pasur Kosova (VIDEO) NULL NULL 19.06.2025 07:40 19.06.2025 07:40 Ish-ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti, pati kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti. Hamiti mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova tha se kjo qeveri është më e korruptuara që e ka pasur ndonjëherë Kosova. “Kemi një deputet që e drejton Qeverinë e Kosovës, ky është Albin Kurti. Nënkryetari i Qeverisë, zëvendëskryeministri ishte në prokurori, për aferën e radhës, nga shumë afera korruptive. Kjo është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova në këto vite, pa asnjë dyshim. Me korrupsion, nën sanksione, me paralizë shoqërore, ekonomike e politike. Kjo është gjendja e Kosovës sot”, deklaroi ai në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 19 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 22 orë më parë