Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Macron nis iniciativën për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran

NULL NULL
18.06.2025 23:35

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka nisur iniciativën evropiane për të negociuar përfundimin e konfliktit Izrael-Iran.

Macron ka ngarkuar ministrit të tij të Jashtëm Jean-Noël Barrot të punojë me partnerët evropianë mbi një propozim për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Iranit.

Të mërkurën, Macron mblodhi këshillin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare të vendit për të diskutuar situatën në Iran, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Ne deklaratën e Barrot thuhet ndër tjerash se “sulmet izraelite synojnë gjithnjë e më shumë objektiva që nuk kanë lidhje me programin bërthamor dhe balistik iranian, si dhe një numër në rritje të viktimave civile në Iran dhe në Izrael”.

Potencohet se është e nevojshme t’u jepet urgjentisht fund këtyre operacioneve ushtarake, që sipas tyre mbartin kërcënime të rënda për sigurinë rajonale.  /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.