Ushtria izraelite thotë se në 24 orët e fundit nisi tri valë të mëdha sulmesh NULL NULL 18.06.2025 22:35 18.06.2025 22:35 Ushtria izraelite tha se Izraeli ka nisur “tri valë të mëdha sulmesh” kundër Iranit në 24 orët e fundit. Vala e parë sipas IDF-së ndodhi gjatë natës, ku avionët luftarakë izraelitë goditën rreth 40 objektiva në zonën e Teheranit. Ushtria njoftoi se vala e dytë ishte pasdite me sulme që synonin 20 objektiva ushtarake dhe të sigurisë në zonën e Teheranit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq, vala e tretë e sulmeve ndodhi pak kohë më parë dhe është e përqëndruar në perëndim të Iranit. “Avionët po synojnë operativët që përpiqen të rihyjnë dhe të largojnë municionet nga vendet që u goditën më parë”, thotë IDF. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestimi i Spahiut nga policia serbe, Shala: Serbia krijoi databazë të zyrtarëve aktivë dhe joaktivë të Kosovës 10 minuta më parë